Vaksinën MRP dje deri në orën 19 kanë marrë 21 fëmijë. Deri më tani janë vaksinuar 1.079 fëmijë. Për momentin, nuk ka raste të reja të konfirmuara të personave të sëmurë nga fruthi, kumtoi mbrëmë Ministria e Shëndetësisë.

Nga Ministria e Shëndetësisë u bëjnë apel të gjithë prindërve t’i vaksinojnë fëmijët e tyre. Vaksina MRP është e cilësisë së lartë, ndërsa prodhues është kompania “Glakso Klajn”   nga Belgjika, theksojnë nga Ministria.

Pikat për vaksinim “Bukuresht”, “Bit Pazar” dhe “Jane Sandanski”, sot punojnë nga ora 7.30 e deri në orën 13:00.