Nga sot, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në sektorët e hotelierisë, turizmit dhe transportit të mallrave mund të aplikojnë për kredi pa interes nga 3.000 deri në 30.000 euro, që i paralajmëroi Qeveria, informon Koha.mk

Thirrja u shpall dje. Dorëzimi i dokumentacionit të nevojshëm, në përputhje me rekomandimet e qeverisë për mbrojtje nga koronavirusi, bëhet në mënyrë elektronike në adresën e mëposhtme: [email protected]

Mjetet do të plasohen përmes Bankës së Zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Për mikroformat me maksimum 10 punonjës janë parashikuar nga 3.000 në 5.000 euro, për ato të vogla me 10 – 50 të punësuar nga 10.000 në 15.000 euro dhe për ndërmarrjet e mesme me 50 – 250 të punësuar nga 15.000 në 30.000 euro. Interesi është zero për qind, shlyerja është dy vjet, dhe grejs-periudha është gjashtë muaj.

Kësti i parë do të paguhet pas nëntë muajsh.

Siç njoftoi dje Drejtori i Bankës së Zhvillimit, Kire Naumov, në këtë fazë të parë e ndihmës financiare janë përfshirë sektorët dhe qëllimi është që t’i tejkalojnë problemet e likuiditetit.

Mbështetja me kreditë pa interes do të vazhdojë dhe do të përhapet në sektorët tjerë të cilët do të vërtetohen në mënyrë plotësuese.

“Banka Zhvillimore do të vazhdojë me plasimin e mjeteve ndaj bankave komerciale. Përpiqemi kjo të jetë me normë jashtëzakonisht të ulët të interesit, ndoshta edhe zero normë interesi dhe mbetet më tej që bankat komerciale, siç shfaqin tani dëshirë për solidaritet, kreditë e tyre të jenë të lira. Këtë që mund ta bëjë Qeveria në këtë pjesë me Bankën Zhvillimore është kjo që mjetet t’i plasojë përmes bankave komerciale t’i plasojë deri te ato me interes jashtëzakonisht të ulët” nënvizoi Naumovi.