Edhe kontabilistët tani më i ndjejnë pasojat nga situata e re e shkaktuar ekonomike për shkak të koronavirusit.

Ata sot, siç paralajmëruan, do të kumtojnë propozim-kërkesa konkrete për mbështetje.

“Personat juridikë për të cilët bëhen shërbimet e kontabilitetit, tanë më janë prekur nga kriza dhe u është ulur likuiditeti, ndërsa kjo reflekton me pagesën e vonuar të detyrimeve. Shumë prej tyre paralajmërojnë edhe mbyllje të bizneseve të tyre, me çka më se e sigurt është se të ardhurat shumë shpejtë po bien”, qëndron në paralajmërimin për konferencën për shtyp të Odës së kontabilistëve, të caktuar për sot.