Depozitat e qytetarëve në banka janë të sigurta dhe nuk ekziston hapësirë për shqetësim, ndërsa shpallja e gjendja e jashtëzakonshme nuk nënkupton ndryshime në procesin e punës së bankave, porositin nga Banka popullore.

Nga atje thonë se kursimet në rrethana të këtilla janë më të sigurta në banka dhe kursimore dhe e kanë statusin e njejtë si para shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Sqarojnë se edhe në gjendje të jashtëzakonshme, për depozitat përllogaritet dhe merret normë interesi, në pajtim me marrëveshjen që klienti e ka me bankën apo kursimoren siç vlejnë edhe të gjitha dispozitat e tjera kontraktuese.

Përkujtojnë se edhe të gjitha shërbimet e tjera që i ofrojnë bankat dhe kursimoret, për qytetarët dhe ndërmarrjet janë të kapshme derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme. “Puna e institucioneve financiare për të cilat Banka popullore është organ rregullator kompetent dhe supervizor e ruan vazhdimësinë e vet edhe në këto rrethana të ndryshuara të përkohshme”, vlerësojnë nga banka qendrore dhe cekin se qarkullimi pagesor po zhvillohet pa pengesë.]

Thonë se shfrytëzimi i parave të gatshme në këtë periudhë është i rrezikshëm për shëndetin dhe bëjnë thirrje që pagesat të bëhen me kartela pagesore apo përmes serviseve për bankieri elektronike dhe mobile.