Gjykimi për rastin “Toplik”, i cili ka të bëjë me shitjen e tokës shtetërore për ndërtimin e kompleksit “Qyteti i diellit”, do të vazhdojë më 17 maj, pasi seanca e sotme është anuluar për shkak të mungesës së gjykatësit Ognen Stavrev.

Në seancën e sotme të pranishëm ishin i akuzuari i parë Mile Janakieski, pesë të akuzuarit tjerë, si dhe dëshmitarët e ftuar. Në seancën e radhës siç është paralajmëruar, pritet të dëshmojnë pesë dëshmitarë. Gjykimi udhëhiqet nga Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori i PSP-së Burim Rustemi.