Deputeti Pavle Bogoevski ka paraqitur dorëheqjen e tij deri tek shërbimet parlamentare. Bogoevski dorëheqjen e tij e kishte paralajmëruar me 23 maj gjatë seancës së Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit para diskutimit për mandatin e deputetit azilant Nikolla Gruevski.

Pavle Bogoevski dha dorëheqje nga mandati i deputetit. Pas skandalit me përgjimet ku dëgjohej se si porosiste lëndë narkotike. Pritet që pasdite Bogoevski të mbaj edhe një konferencë shtypi në Parlament. Ndryshe, sot seanca kuvendore për konstatimin e dorëheqjen së Nikolla Gruevski  është anuluar për në ora 12:30.