Gjoko Kamçev është deputeti që do të ulet në vendin e Nikolla Gruevskit.

Ai ka lindur në Vallandovë dhe është politolog i diplomuar.

Sot në rend dite në komisionin kuvendar është raporti i Komisionit për Çështje Mandati dhe Imuniteti, i cili i ka propozuar Kuvendit marrjen e imunitetit të deputetit Nikolla Gruevskit, për shkak të mungesës gjashtë mujore pa arsye.

Për t’u votuar ky vendim janë të nevojshme 80 vota të deputetëve, gjegjësisht shumicë prej dy të tretave.

Ndryshe, seanca në të cilën do të konstatohet dorëheqja nga posti i deputetit të Nikolla Gruevskit, është shtyrë për në orën 12:30