Pa furnizim me energji elektrike nesër për disa orë do të jenë shfrytëzuesit në pjesët e komunës së Shuto Orizarës, Gjorçe Petrovit, Kisela Vodës, Petrovecit dhe Karposhti.

Siç kumtoi QRMK sipas njoftimit nga “EVN Maqedoni” SHA, ndërprerja e furnizimit me energji elektrike është për shkak të ndërhyrjeve teknike në elektro-sistemin.

Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 16:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit e rrethinës tek restoranti “Oaza” në komunën e Shuto Orizarës, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 15:00 shfrytëzuesit e lagjes Volkovë – rrugët “60”, “95”, “100”, “101” dhe “103” në komunën e Gjorçe Petrovit.

Pa rrymë nga ora 10:00 deri në orën 15:00 do të jenë shfrytëzuesit e rrugës “Reçishte” në lagjen e Draçevës në dalje drejt fshatit Studeniçan në komunën e Kisela Vodës, ndërsa në periudhën nga ora 08:15 deri në orën 13:30 minuta, shfrytëzuesit e lagjes Çojli tek pika pagesore Petrovec në komunën e Petrovecit.

Në periudhën nga ora 08:30 deri 13:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rrethina e pompa e benzinës “Top trejd” në komunën e Karposhit.