Gjysmë ore pas mesnate në Bulevardin Video Smilevski – Bato në periferi të Shkupit, respektivisht në Lisiçe të re, policia ka gjetur dy fëmijë të mbyllur në makinë, fëmijët ishin vëlla dhe motër të moshës 7 dhe 4 vjeçe, konfirmuan për Alsat nga Ministria e Brendshme.

Pasi ndërhyrjes së  fqinjëve, policia ka thyer dritaret e makinës prej ku janë nxjerrë fëmijët dhe janë dërguar në Klinikën e Shkupit.

Ende nuk ka asnjë informacion se si fëmijët kishin mbetur vetëm në makinë. Ministria e Brendshme njofton se gjatë ditës do të jepen informacione shtesë në lidhje me rastin.