Automjetet e transportit publik nesër për shkak të festës “Shën Mëria e Madhe” do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, kumtoi NTQ Shkup.

Sipas itinerarit javor do të qarkullojnë vetëm autobusët privat, gjegjësisht linjat 11, 11A, 47A, 55 dhe 55B.

Kujdestare do të jenë pikat e shitjes së biletave në Qendrën transportuiese me orarin e punës prej ora 7:00 deri në orën 19:30, tek Tregu i gjelbër prej ora 7:00 deri në orën 19:30 dhe në Gjorçe Petrov prej ora 7:00 deri në orën 13:00.