E dashura e Olsi Bylykut, Egli ka festuar 22-vjetorin dhe në këtë ditë të veçantë aktori nuk i ka ndalur surprizat. Në fillim Olsi e surprizoi Eglin me fishekzjarre e ëmbëlsirë teksa darkonin në një restorant.

Por surpriza e vërtet ka qenë në festën e ditëlindjes së Eglit. Aty mesa duket Olsi i ka propozuar për martesë bukuroshes e këtë e ka zbuluar vetë ajo.

Egli ka postuar një foto në Instagram ku tregon unazën e floririt mbi një biftek të mbeshtjellë me pluhur floriri. “Një unazë floriri me një gur safiri mbi një biftek prej ari. Çfarë kam bërë për të të merituar?”, shkruan e dashura e Olsit.