Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski mori pjesë në pritjen ceremoniale të organizuar nga Ambasada Britanike me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III. Miqësia midis dy vendeve është në nivelin më të lartë. Maqedonia ka një mik të fortë!, njoftoi Nikoloski në rrjetet sociale.