Nëntënjakët e vetëm në botë janë kthyer shëndoshë e mirë në shtëpi në Mali pas 19 muajsh në spital. Foshnjat që nga dita e tyre e parë e lindjes u vendosën në librin e rekordeve si foshnjat më të shumta në që arritën të mbijetonin në një lindje.
Para lindjes së tyre në maj 2021, nëna e tyre Halima Cisse u dërgua në Marok për kujdes të specializuar. Deri më sot ata kanë jetuar me mbështetje mjekësore në Casablanca.
Foshnjat, pesë vajza dhe katër djem, lindën me prerje cezariane në javën e 30-të të shtatzënisë dhe peshonin nga 500 gram deri në një kilogram secila.
Për shkak të lindjes së tyre të parakohshme, ekzistonte frika e problemeve shëndetësore si septicemia dhe paraliza cerebrale, për këtë arsye ata i kaluan muajt e parë të jetës në spital.
Më pas ata u transferuan në një apartament ku morën kujdes 24 orë nga stafi i maternitetit.
“Të gjithë kanë karaktere të ndryshme. Disa janë të qetë të tjerët janë më të zhurmshëm dhe qajnë vazhdimisht. Disa duan përqafime gjatë gjithë kohës. Ata janë të gjithë shumë të ndryshëm, gjë që është krejtësisht normale”, tha babai i tyre në ditëlindjen e tyre të parë.
Siç tha ai, tani foshnjat janë bërë të famshme në Mali dhe njerëzit “çmenden” kur i shohin nga afër.
Emrat e djemve janë Mohammed VI, Oumar, Elhadji, Bah dhe emrat e vajzave janë Kadidia, Fatouma, Haëa, Adama dhe Oumou, secili me personalitetin e tij unik, tha babai i tyre.
Comments are closed for this post.