Qeveria e Maqedonisë ka miratuar iniciativën për ndryshimet Kushtetuese. Qeveria, tanimë kanë nisur edhe procedurat që ajo të dorëzohen në Parlament.

Vendimin për ndryshimet kushtetuese me të cilat bullgarët dhe komunitetet e tjera do të bëhen pjesë e Preambulës, Qeveria nesër i dërgon në Parlament, bëjnë të ditur burime qeveritare për Indeks.mk

Kryeparlamentari Talat Xhaferi do ta caktojë komisionin kushtetues javën e ardhshme, me shumë mundësi të hënën, më 24 korrik. Nëse nesër amendamentet futen në Parlament, Talat Xhaferi seancën plenare për nevojën e hapjes së Kushtetutës do ta caktojë për 19 gusht, pra të paktën 30 ditë pasi materialet për ndryshimet kushtetuese të hyjnë në procedurë parlamentare.

Seanca komisioni, e cila do të fillojë javën e ardhshme, sipas Rregullores së Kuvendit, zgjat maksimumi 10 ditë pune.