Protesta në Postën kombëtare të vendoset në pushim, paga për shtator të paguhet më së voni deri të premten, 28 tetor 2022, ndërsa për muajt e ardhshëm të paguhet në afatin e paraparë ligjor, deri më datën 15, dakorduan sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Postave, Vasko Stefanov me përfaqësues të organizatave sindikale në këtë ndërmarrje, Boro Veigdenov dhe Mlladen Stojanovski, të shoqëruar nga kryetari i LSM-së, Darko Dimovski.
Për epilogun nga takimi, përmes kumtesës informoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, ndërsa Veligdenov dhe Stojanovski për AIM konfirmuan se protesta vendoset në pushim, por paralajmërojnë se nëse nuk plotësohet e dakorduara, do ta aktivizojnë paralajmërimin për protestë të përgjithshme para Qeverisë.
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në takimin u obligua që të dorëzojë informatë deri te Qeveria dhe në seancën e ardhshme qeveritare të vendos pikë në rendin e ditës, me të cilën u jepet obligim të gjitha institucioneve shtetërore t’i shfrytëzojnë shërbimet e SHA Postat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për shërbime postare.
Të punësuarit në Postat kombëtare para një jave filluan me protesta të përditshme paralajmëruese, duke kërkuar në fillim pagesën e pagave për shtator. Protestat u mbajtën gjatë pauzave në filialet në Shkup dhe në tërë shtetin
Comments are closed for this post.