Maqedonia kërkon që të hapet një konsullatë Maqedonase në qytetin e Korçës, tha ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Timço Mucunski, gjatë një vizite në Pustec.
“Këtu në Pustec kemi komunitetin tonë maqedonas. Kam ardhur me ministrin e Brendshëm dhe pas pak do të na bashkohet edhe ministri i Kulturës. Komuniteti ka kontribuar në shoqërinë shqiptare, ndërsa ne si qeveri duhet të bëjmë më shumë për minoritetin maqedonas në Pustec. Duhet të financojmë projekte sociale dhe kulturore në këtë zonë. Nevojitet një nivel më i lartë konsullor – jo vetëm për pajisjen me pasaporta, por edhe për aspekte të tjera. Javën tjetër do të takohem me kolegun tim Igli Hasani në Ohër. Kemi një marrëdhënie fantastike me të. Gjithashtu, do t’i kërkoj ministrit shqiptar hapjen e një konsullate maqedonase në Korçë”, tha Mucunski.
Comments are closed for this post.