Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 409 kundërvajtje, prej të cilave njëqind e pesëdhjetë e gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë, njëzet e nëntë sanksione ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, katër gjoba për shoferët e motoçikletave.

Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë sanksione për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, njëzet e pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurisë, njëzet e pesë gjoba për automjete të paregjistruara dhe në gjendje jo të rregullt teknike.

Nga MPB-ja, gjithashtu, informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.