Ushqim i shëndetshëm falas për të gjithë nxënësit prej klasës së parë deri në klasën e pestë në Komunën e Ohrit, premtoi sot Mitre Milloshevski, kandidati për kryetar komune i koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

Ai para mediave tha se investimet në arsim investohen për  të ardhmen e fëmijëve tanë dhe formimin e tyre si personalitete të shëndosha të cilët do të jenë të gatshëm për sfidat bashkëkohore në jetë.

Në këtë mënyrë tha ai, do të kontribuohet ndaj zakoneve jo të shëndetshme jetësore siç është konsumimi i ushqimit të shpejtë dhe vendosja e standardeve dhe praktikave të reja.