Mot më i nxehtë se zakonisht, shumë i thatë dhe me sasi nën mesataren të shiut, ishte moti në mars për këtë vit. Sipas analizës së DPHM, mbi 20 ditë të muajit temperatura maksimale ishte mbi 15 gradë Celsius, me përjashtim të Mavrovës.

“Temperatura mesatare mujore ka lëvizur prej pesë gradë në Mavrovë deri në 12 në Gjevgjeli. Në krahasim me vlerat e temperaturave shumëvjeçare (1981-2010) të marsit, temperaturat e sivjetme janë më të larta për 2,9 gradë në nivel të shtetit. Temperatura më e lartë maksimale ka qenë 26,3 gradë e matur më 10 mars në Gjevgjeli dhe ka qenë 1,9 gradë më e ulët se temperatura më e lartë absolute (1961-1990)”, informoi DPHM.

Temperatura të ulëta, nën zeron në sezon janë regjistruar në mbarë territorin e shtetit. Temperatura më e ulët minimale prej -7,3 gradë më 13 mars është matur në Mavrovë dhe ka qenë 13 gradë më e lartë se temperatura absolute më e ulët (1961-1990).

Sasia mujore e reshjeve, ka ndryshuar prej 0,2 milimetra në Shkup (Zajçev Rid) deri në 32,2 në Mavrovë.

“Krahasuar me reshjet mesatare sistemimi hapësinor i reshjeve në territorin e shtetit në mars të vitit 2019 e ruan trendin e orarit. Në aspekt kohor edhe pse shumë të vogla, reshjet janë të përfaqësuara në dekadën e dytë të muajit. Reshjet ishin të shiut dhe të borës. Reshje të borës janë vërejtur në rajonet malore. Në Mavrovë janë matur maksimum 26 centimetra shtresë dëbore më datën 13 të këtij muaji.Sasia maksimale e akumuluar ditore e ujit prej 18,3 milimetra është regjistruar në Mavrovë më 13 mars që është më pak për 79 milimetra nga sasia absolute maksimale për marsin (1961-1990)”, ka analizuar Drejtoria.

Në krahasim me vlerën mesatare shumëvjeçare të marsit (1981- 2010), këtë vit shuma mesatare e matur e reshjeve për muajin mars ka qenë 39 milimetra nën mesataren apo për 83 për qind më e vogël se mesatarja në nivel të shtetit.