Kryeministri Hristijan Mickoski ka kërkuar një administratë publike të përgjegjëse dhe profesionale në mënyrë që kryhen reformat në vend.

“Pa një administratë publike të fuqishme, profesionale, përgjegjëse dhe të respektuar, nuk ka as shtet, as reforma, as demokraci të vërtetë. Urime festa për punën tuaj, për përkushtimin tuaj, për qëndrueshmërinë tuaj, ndonjëherë edhe në kushte të vështira dhe dekurajuese”, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Hristijan Mickoski, në ngjarjen e sotme me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Administratës Publike.

Mickoski theksoi se dita e sotme nuk është vetëm një formalitet, por një thirrje për reforma dhe, më në fund, kapërcim të sëmundjeve që prej shumë kohësh e gërryejnë administratën publike.

“Por dita e sotme nuk është vetëm një formalitet. Ajo është edhe një thirrje. Thirrje për një kthesë. Thirrje për reformë. Thirrje për t’i tejkaluar përfundimisht sëmundjet që prej shumë kohësh e gërryejnë administratën publike dhe për të cilat duhet të jemi të vetëdijshëm: partizimi, nepotizmi, joefikasiteti, klientelizmi”, tha Mickoski.

Mickoski shtoi se erdhi koha për ndryshim. Ndryshim të vërtetë.

“Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen. Për një kohë në të cilën dija dhe puna do të jenë më të rëndësishme se libreza partiake. Për një kohë në të cilën institucioni do t’i shërbejë qytetarit, e jo qytetari institucionit. Për një kohë në të cilën profesionalizmi do të jetë standard, e jo përjashtim. Për një kohë në të cilën nëpunësi do të jetë krenar që është pjesë e administratës publike, ndërsa qytetari do të dijë se do të marrë shërbim me respekt, në mënyrë efikase dhe digjitale”, tha Kryeministri.

Kryeministri Mickoski theksoi se gjatë vitit të kaluar ka filluar aksioni “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, i cili paraqet bazë për transparencë dhe shumë projekte të tjera.

“Në këto 12 muaj, nuk kemi premtuar – por kemi punuar. E kemi nisur aksionin “Të gjithë së bashku për një administratë publike profesionale dhe cilësore”, si bazë për një proces transparent dhe të qëndrueshëm të konsultimeve gjatë hartimit të ligjeve.