Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristjan Mickoski, në emisionin 200 në Alsat, tha se ai personalisht asnjëherë nuk do ta përdor emrin kushtetues të shtetit me shtesë gjeografike, duke u zotuar se me të ardhur në pushtet do të tentoj që të kthej emrin e vjetër por pa treguar se si do të arrijë këtë gjë.

Asnjëherë nga unë nuk keni për të dëgjuar emrin e vendit tonë me prapashtesë. Ne nuk u betuam e më pas të ndërrojmë mendje, ne ishim të zëshëm dhe të qartë dhe thamë, të nderuar qytetar të Republikës së Maqedonisë, ne do të bisedojmë, po, marrëveshja është e domosdoshme me fqinjin tonë jugor, por vijat tona të kuqe janë këto dhe këto. Dhe ne, nëse tani do të ishte viti 2019 dhe VMRO-DPMNE të fitonte në ato zgjedhje të vitit 2016 dhe do të formonte Qeveri, po, do të bisedonte për një marrëveshje që do të ishte shumë më dinjitoze sesa kjo që është tani, me ato vija të kuqe- tha Mickoski.