Federata Kroate e Futbollit u gjobit me 28,000 euro për ndezjen e pishtarëve (17,500 euro) dhe hedhjen e gjësendeve (10,500 euro) nga disa tifozë kroatë gjatë ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë, shkruan media kroate “24 sata”
“Pak ditë më parë UEFA gjobiti Federatën Kroate të Futbollit me 87.875 euro për hedhjen e gotave plastike në fushë dhe ndezjen e pishtarëve gjatë ndeshjes kundër Spanjës”, shkruan më tej.
“Komisioni Disiplinor i Organizatës Evropiane të Futbollit, UEFA, ka marrë vendim për dënimin e Federatës Kroate të Futbollit për incidentet në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian”, – shkruan HNS.
“Dhe kjo nuk është e gjitha.
Një tjetër procedurë është hapur. Është edhe një kërkesë për diskriminim dhe racizëm.
Përkatësisht, FARE (futbolli kundër racizmit në Evropë) raportoi thirrjet ‘Vr*te serbin’, dhe pas kësaj Federata Serbe e Futbollit kërcënoi se do të largohej nga Euro nëse UEFA nuk e ndëshkon Shqipërinë dhe Kroacinë.
Ndonëse, askund nuk është konfirmuar që e kanë kënduar fansat kroatë”, shkruan media kroate.
Comments are closed for this post.