Këshilli Britanik vazhdon me mbështetjen intensive të sistemit arsimor në Maqedoninë e Veriut. Në takimin e sotëm ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri dhe drejtori i Këshillit Britanik, Piter Braun, në takimin e sotëm diskutuan për planet dhe idetë për projektet që do të realizohen në periudhën e ardhshme.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan mundësinë e përfshirjes së mësimdhënësve në programet globale për zhvillim dhe angazhim profesional, të realizuara nga Këshilli Britanik. Një sërë aktivitetesh janë planifikuar edhe në përgatitjen për mbledhjen më të madhe në botë të ministrave në fushën e arsimit dhe aftësive, për Forumin Botëror të Arsimit, i cili do të mbahet në muajin maj vitin e ardhshëm në Londër. Në lidhje me programin “Shkollat ​​e shekullit 21”, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës do të marrin pjesë në udhëtim studimor me qëllim të vizitës së institucioneve dhe njoftimin me tema të ndryshme me interes.

Drejtori Braun njoftoi se Këshilli Britanik do të vazhdojë me provimet për aftësitë gjuhësore në partneritet me Qendrën e Gjuhëve të Huaja. Ministri Shaqiri falënderoi Këshillin Britanik për bashkëpunimin e deritanishëm të suksesshëm në promovimin e gjuhës angleze si dhe arsimit dhe shkathtësive digjitale përmes programit “Shkollat ​​e shekullit 21”.