Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se është bërë pagesa e shtesës për arsim, për 26.050 fëmijë.

Me këtë pagesa, sipas MPPS-së, shtesë kanë marrë 2000 fëmijë më shumë.

“Shumë e rëndësishme është që fëmijët nga familjet pa të hyra apo me të hyra të vogla të marrin ndihmë shtesë dhe për këtë Qeveria miratoi dekret ku nuk kërkohet kushte për vëretetim për pagesën për periudhën e tretë dhe të katërt të vitit arsimor”, shprehen nga MPPS duke sqaruar se kjo ka për qëllim të lehtësohet qasja drejt këtyre të drejtave.