“Mbi 187.000 kartela pagesore vendore tashmë janë aktive dhe qytetarët me to tashmë kanë bërë mbi 660.000 transaksione dhe kanë shpenzuar 10,7 milion euro për prodhime dhe shërbime vendore”. Këtë e ka shkruar në Facebook, ministrja e Financave Nina Angellovska.

“Duke e përfshirë 8 korrikun kemi 187.768 kartela pagesore vendore aktive. Për tre javë rreth 11 milion euro është plotësuar ekonomia përmes konsumit të rritur të qytetarëve me kartela pagesore vendore dhe me atë mbështeteten prodhimet dhe shërbimet e Maqedonisë, mbështeten qytetarët dhe nxitet
aktiviteti ekonomik. Gjithashtu, rriten edhe pagesat pa para të gatshme, ndërsa me atë ndikohet edhe në zvogëlimin e ekonomisë gri”, shkruan Angelovska.

Angelovska potencon se sipas të dhënave të cilat i kanë marrë nga një pjesë e bankave, me kartela më së shumti bëhet pazar në supermarkete, përkatësisht mbi 90 për qind e transaksioneve janë atje.

Angellovska citon se në vijim është faza e dytë e shqyrtimit të kritikave të qytetarëve të cilët nuk kanë marrë kartela, ndërsa konsiderojnë se duhet të jenë shfrytëzues.

“Një pjesë e qytetarëve deri tani morën përgjigje, por edhe kartela për ankesat e vlefshme, ndërsa një pjesë e qytetarëve të parët do ta marrin”, shkruan Angellovsk