E butë dhe e shijshme, shkrihet në gojë!
Gëzojeni familjen tuaj me këtë picë të parapëlqyer, të gatuar në një mënyrë paksa ndryshe
Përbërësit:
– 500 g miell;
– 450 ml jogurt;
– 2 vezë,
– 1 lugë e vogël pluhur për ëmbëlsira;
– 1 lugë e vogël sodë bikarbonati;
– pak kripë.
Përgatitja:
Tundni vezët dhe shtoni të gjithë përbërësit.
Tundni me mikser që të bëhet brumi paksa më i dendur sesa për palëpeta.
Tepsinë bëjeni me miell dhe lyeni, pastaj qitni brumin të cilin e keni shtrirë me lugë të njomur në ujë të valuar.
Radhisni artikujt sipas dëshirës sipër brumit të pjekur.
Comments are closed for this post.