Dhuna ka shpërthyer mes policisë dhe mijëra protestuesve gjatë natës së katërt radhazi të demonstratave jashtë selisë së Partisë Socialiste në Madrid. Të enjten mbrëma, pamjet kapën protestuesit duke hedhur shishe, kanaçe birre dhe fishekzjarre në kordonin e policisë që mbron selinë. Policia përdori shkopinj, gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë turmën ndërsa tensionet u rritën, shkruan skynews. Protestat u shkaktuan nga marrëveshja e Partisë Socialiste me një parti separatiste katalonase, duke i dhënë amnisti njerëzve që ishin përpjekur ta shpallin pavarësinë e Katalonisë.

Në këmbim, partia separatiste mbështet ofertën e kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez për të formuar një qeveri të re. Më herët të enjten, themeluesi i ekstremit të djathtë Vox dhe ish-lideri i Partisë Popullore (PP) konservatore në Kataloni, Alejo Vidal-Quadras, u qëllua në kokë në Madrid.

Vidal-Quadras raportohet të jetë në gjendje të qëndrueshme ndërsa sulmuesi dyshohet se u largua me një motoçikletë.

Vox, në qendër të protestave kundër amnistisë, mund të shohë rritje të pjesëmarrjes nga mbështetësit e saj në përgjigje të incidentit

Protestat raportohet se pritet të vazhdojnë deri në fund të muajit nëntor. /Telegrafi/