Futbollist ose futbollist, kjo ishte zgjedhja e vetme që i kishte lënë babai mbi tavolinë djalit të tij, Lorik Canës.

Pra, ishte vetëm shtatë vjeç kur zgjodhi rrugën e futbollit duke e lënë në plan të dytë pasionin e tij që ndërlidhej me historinë, raporton emisioni #gjesi në T7.

Dhe, babai i tij nuk gaboi, pasi Loriku nuk e zhgënjeu asnjëherë.

Puna, përkushtimi dhe vullneti për t’u marrë me futboll bënë që Loriku t’i arrinte majat në këtë sport.

Gjithçka nisi në Zvicër, për të vazhduar në Francë, Angli, Turqi e Itali, duke u bërë edhe kapiten model në kombëtaren shqiptare.

Në një panel të organizuar nga ICK-ja, Lorik Cana foli më shumë për jetën e tij, duke treguar haptas se a do ta shtyjë djalin e tij të merret me futboll.

Loriku gjatë viteve si futbollist u bë shembull brenda dhe jashtë fushës. Por, atij i kanë mbetur peng disa gjëra që nuk ka mundur t’i arrijë.

Loriku ndër të tjera në këtë panel ka folur edhe për atë se a do të mundë të kualifikohet Kosova për “Euro 2020”.

Përveç futbollit, Cana e quan sukses edhe krijimin dhe “ndërtimin” e familjes.

Pasi ka mbyllur karrierën në moshën 33-vjeçare, futbollisti ka hapur fondacionin “Lorik Cana 5”. Përmes këtij fondacioni, Cana mundohet t’i ndihmojë njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin dhe t’i mësojë fëmijët shqiptarë të rriten me vlerat e duhura.