Agjencitë turistike do të duhet të kenë garanci bankare në shumën e të ardhurave njëvjeçare, ndërsa të detyrueshme do të jenë politikat e sigurimit për aranzhimet e udhëtimit. Ministria e Ekonomisë e ka përpiluar Ligjin e ri për turizmin, i cili forcon kontrollin në veprimtarinë e turizmit dhe atë të hotelerisë. Brenda inspektoratit të tregut do të ketë inspektim të veçantë turistik ndërsa do të kontrollohen edhe qiradhënësit privat të apartamenteve dhe dhomave që reklamohen përmes “Buking” dhe “ErBiEndBi”. Në zgjidhjen ligjore që do të paraqitet në ENER javën e ardhshme ashpërsohen edhe kriteret për kategorizimin e objekteve turistike. Ligji i ri duhet të hyjë në fuqi deri në fund të verës.

Planifikohet të ndryshohet mënyra e licencimit, do të ketë dallim në mes të licencimit të agjencive turistike dhe operatorëve turistik, do të aplikohet polisë sigurimi për prenotime me qëllim që qytetarëve t’u ofrojmë siguri më të madhe kur të blejnë prentoime jashtë vendit dhe njëkohësisht edhe turistët e huaj në vendin tonë – deklaroi Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.