OBRM-PDUKM kërkon nga prokuroria që të ngrit kallëzim penale kundër Goran Sugareski dhe Mile Taleski për një video në të cilën, siç thonë nga OBRM-PDUKM, të dy kërkuan nga punonjësit e administratës shtetërore, që në këmbim të punësimit të tyre të përfshihen në fushatën presidenciale të Pendarovskit.

“Prokuroria Publike duhet të veprojë menjëherë dhe të ngrit procedurën penale. Ne presim që Prokuroria Publike të procedojë në përputhje me ligjin dhe të ngritë kallëzime penale kundër Sugareskit në pajtim me nenin 353 të Kodit Penal. Për më tepër, ne i bëjmë thirrje Antikorrupsionit që të respektojë nenin 40 të Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, i cili në mënyrë të qartë ndalon personat që ushtrojnë detyra publike të ndikojnë në punësim. Nëse institucionet nuk e kanë dëgjuar audio regjistrimin, ne do t’i dërgojmë një kopje atyre, e cila është postuar në “YouTube”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga opozita shtojnë se nëse institucionet nuk inkurajohen dhe nuk ngritin procedurë kundër Sugareskit dhe Taleskit, kundër tyre do të fillojnë proceduar për kthimit të sundimit të ligjit në Maqedoni.