Katica Janeva nuk ka dorëzuar dorëheqjen, mirëpo prokuroja speciale nuk ka dorëzuar dorëheqjen deri në Këshillin e Prokurorëve Publik.

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva nuk ka dorëzuar dorëheqjen deri te Këshilli i Prokurorëve Publik. Këtë e ka deklaruar Kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Kole Shterjov.

“Ne nuk mundemi të konstatojmë dorëheqjen vetëm në bazë të deklaratës së saj gojore. Duhet që e njëjta të dorëzohet edhe me shkrim. Nëse me të vërtetë dëshiron të jep dorëheqje, dihen procedura e dorëheqjes se si janë rregullat sipas Ligjit” ka theksuar Shterjov.

Megjithatë, pas vërtetimit të lajmit nga vetë Ruskoska se Katica Janeva ka formatuar celularin e saj të dytë edhe ma shumë ka rritur dyshimet për përfshirjen e saj në rastin “Reket”. Për tani Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar  nuk ka shpalosur më shumë detaje nëse po heton kërkesën e Janevës për të fshirë apo pastruar kompjuterët në PSP. Ekipi i Ruskoskës pritet që ditëve në vijim të jenë në pushim vjetor mirëpo siç kanë theksuar nga atje hetimi i rastit do të vazhdojë./Alsat