Gëzim i ri për të vegjlit. Një tufë prej 15 flamingosh të rinj fituan vendin e tyre në kopshtin zoologjik të Shkupit. Ata ende nuk kanë marrë ngjyrë rozë, sepse duhet ta formojnë atë për pesë vjet. Ngjyrën e marrin përmes një pigmenti nga një ushqim i veçantë me të cilin do të ushqehen. Vendbanimi i ri ka një sipërfaqe prej rreth 40 metra katrorë, tarraca është rreth 120 metra katrorë, dhe kanë pellg të veçantë të bërë sipas të gjitha standardeve. Afër vendbanimi të flamingove në përfundim e sipër është edhe vendi për pinguinë i cili do të hapet gjatë verës.