Kryeministri Hristijan Mickoski, i cili udhëheq delegacionin qeveritar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, gjatë forumit pritet të takohet me kryesuesin e Konferencës së Mynihut, ambasadorin Christoph Huygens, kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, si dhe me liderë të tjerë politikë.
Siç njofton shërbimi për shtyp i qeverisë, kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë, Mickoski, do të jetë folës dhe do të marrë pjesë në ngjarjen përfundimtare të përmbylljes së konferencës kushtuar negociatave për anëtarësim në BE në Ballkanin Perëndimor, si dhe në panelin e Politikës së Jashtme, ku do të flasë për gjeopolitikën, sigurinë energjetike dhe rolin në ndryshimet në nivel global.
Mickoski do ta shfrytëzojë rastin që të lobojë dhe të prezantojë pasqyrën reale të negociatave për anëtarësim të vendit nga perspektiva evropiane, si dhe planin për zhvillim dhe arritje ekonomike si pjesë e përpjekjeve për përparim ekonomik dhe siguri të qytetarëve, thuhet në komunikatën e qeverisë.
Kryeministri Mickoski dje në Mynih u takua me kryetarin e Këshillit Evropian Antonio Kosta, me të cilin biseduan për integrimet evropiane, për përpjekjet dhe koncesionet që janë bërë në këtë drejtim, si dhe për nevojën për hapjen e dyerve për në BE.
![](https://republika.mk/wp-content/uploads/2025/02/antonio-koshta-1024x682.jpg)
Siç njoftojnë nga Qeveria, Mickoski ka theksuar se vendi meriton të ecë përpara dhe në fund të mos mbetet peng i mosmarrëveshjeve dhe pengesave bilaterale, të cilat në të kaluarën ka pasur shumë.
Në delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri Mickoski janë edhe ministri i Jashtëm Timço Mucunski, ai i Mbrojtjes Vlado Misajlovski, ai i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ai i Çështjeve Evropiane Orhan Murtezani.
Konferenca e 61-të e Mynihut, që zhvillohet nga 14 deri më 16 shkurt, do të ofrojë një dialog të nivelit të lartë mbi sfidat kryesore të jashtme dhe të sigurisë që janë çështje aktuale për liderët politikë. Në konferencë marrin pjesë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, nënpresidenti amerikan JD Vance dhe sekretari i shtetit Marco Rubio.
Comments are closed for this post.