Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, mori vendim, me të cilin çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) dhe i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshon, gjegjësisht mbetet në të njëjtin nivel me javën e kaluar.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 0,50 den/l dhe nga sonte në mesnatë EUROSUPER BS-95 do të jetë 60,00 denarë për litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 62,00 den/l.

Çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 SU rritet për 0,251 den/kg dhe do të jetë 26,531 den/kg.

Me këtë vendim, çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës rriten mesatarisht për 0,52% në raport me vendimin e datës 24.08.2020.

Nga data 01.09.2020, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 95 60,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS – 98 62,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) 52,00 (denarë/litër)
Vaj për djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 51,50 (denarë/litër)
Mazut M-1 SU 26,531 (denarë/ kilogram).