Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami thotë se deputetët e partisë së tij nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese për aq kohë sa qeveria nuk e pranon kushtin e tyre për heqjen e 20% nga akti më i lartë juridik. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Kasami tha se nga ky qëndrim nuk lëkunden as partitë e tjera të frontit opozitar.

“Jo. Për aq kohë sa qeveria nuk është e interesuar ta dëgjojë zërin tonë, nuk do t’i votojmë ndryshimet kushtetuese. Qëndrimi ynë është i qartë….Në si lëvizje bëmë kërkesë zyrtare por edhe qëndrim i ynë i përbashkët i opozitës shqiptare është që në pjesën e ndryshimeve kushtetuese të përfshihet edhe ndryshimi i formulimit për gjuhën shqipe, nga “gjuha që e flasin 20 për qind e qytetarëve” të zëvendësohet me formulimin “gjuha shqipe”. Qeveria nuk ndjen as përgjegjësi më të vogël për ta futur në procedurë pa pasur detyrimin në kuvend për të siguruar votat tona” – Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami.