Ish-ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska nga sot (1 nëntor) është e lirë pasi u miratua ankesa e saj dhe mori lirim me kusht për pjesën e mbetur të dënimit me burg në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit të blinduar, ku u dënua me katër vjet.

Jankulloska në mëngjes doli nga burgu “Idrizovë” dhe do të zgjasë deri më 28 shtator 2024, derisa ish-ministrja nuk duhet të kryejë asnjë vepër të re penale.

Jankulloska filloi të vuante dënimin më 28 shtator 2020. Vendimin për lirim me kusht e ka marrë Gjykata e Apelit në Shkup, tek e cila ajo u ankua pasi u refuzua nga Gjykata Themelore Penale.

Ndryshe, ish-ministrja Jankulloska po vuan dënim me burg për rastin “Tanku”, për furnizimin e paligjshëm të Mercedesit të famshëm. Ajo në vitin 2018 dënua me gjithsej 6 vjet burg, ndërsa Gjykata e Apelit paraprakisht ia uli dënimin në 4 vjet.

Sipas njoftimit të Gjykatës së Apelit, qëndroi dënimi me kusht për ish-shefin e kabinetit të Nikolla Gruevskit, Martin Protugjer, dënimi me kusht ngeli edhe për ish-ministren e Nikolla Gruvekit, Gordana Jankulloska, ndërsa ish-ministri i transportit, Mile Janakievski u dënua me 3 vjet e 6 muaj, periudhë ku është përfshirë edhe koha efektive dhe paraburgimi shtëpiak.

Në rastin “Titanik 1”, Jankullovska ishte dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg, Janakieski me 4 vjet e 6 muaj burg, Kosta Mitrovski 3 vjet burg, ndërsa Munir Pepiq një vjet burg.