Krenar nga sot me familjen e saj, është reagimi i parë i bashkëshortit të saj Vlatko Ilievski pasi ish-ministrja Jankulloska u lirua me kusht në shtëpi pas tre vite e një muaj në burgun e Idrizovës.

Ndjenja është e mrekullueshme, të jesh në shtëpi me familjen. Në gjykatën e Strasburgut vijon lufta për rehabilitimin e saj për çështjen “Tanku”. Gordana ka edhe një rast në të cilin akuzohet, ai është rasti “Tvrdina” – shpjegon Ilievski për “Republika”.

Lirimi me kusht zgjat deri në shtator 2024 dhe ajo nuk do të kthehet në burg nëse deri atëherë nuk kryen një krim të ri.