Interi është duke konsideruar shkëmbimin mes Christian Eriksenit dhe Lucas Torreiras.
“Neurazzurët” janë të interesim për transferimin e një alternative të Marcelo Brozovic dhe në ‘radarin’ e tyre së fundmi është Torreira, që është huazim te Atletico.
Trajneri Antonio Conte nuk është i kënaqur me Eriksen dhe Interi synon ta shesë para se të mbyll afati dimëror.
26-vjeçari ka bërë 14 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion, derisa Torreira ka zhvilluar 13 ndeshje në “Wanda Metripolitano”.
Bisedimet mes dy klubeve për këtë shkëmbim ende s’kanë nisur, por Erisken mund të rikthehet në Premierligë në formë huazimi nëse klubi i ri i paguan pagën e tij të plotë.
Comments are closed for this post.