Inflacioni në Maqedoni në periudhën janar – korrik të këtij viti është 10.9 përqind, për të cilin pjesën më të madhe e zë rritja e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë.

Banka Popullore sqaron se dinamika e inflacionit është ende kryesisht reflektim i faktorëve nga ana e ofertës, pra rritja e çmimeve të importit të ushqimeve dhe energjisë elektrike, duke përfshirë edhe çmimin e brendshëm të energjisë elektrike, që ndikohet nga zhvillimet në tregun botëror të energji.

Megjithatë, duke pasur parasysh natyrën afatgjatë të këtyre tendencave, presione të tilla përhapen shpejt në çmimet e produkteve dhe shërbimeve të tjera dhe nxisin më tej pritjet inflacioniste, gjë që tregon nevojën për politika të brendshme të kujdesshme.

Megjithatë, ndryshimi mujor i çmimeve të konsumit tregon një ngadalësim të caktuar, dhe një pjesë e madhe e rritjes mujore i detyrohet edhe vendimit të miratuar për ndryshime në çmimin e rregulluar të energjisë elektrike.

Në të njëjtën kohë, dinamika vjetore e inflacionit bazë ka mbetur e qëndrueshme.

Gjithashtu, të dhënat dhe pritjet më të fundit në tregjet botërore tregojnë për një lehtësim gradual të presioneve të çmimeve, pra pritjet për çmimet e ushqimeve janë rishikuar në rënie, ndërkohë që çmimet e naftës pritet të stabilizohen në fund të vitit 2022 dhe më pas të ulen.

Megjithatë, rreziqet nga ana e ofertës, veçanërisht në lidhje me lëvizjet e ardhshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, janë ende të theksuara për shkak të zhvillimeve ushtarake në Ukrainë, kështu që pasiguria lidhur me efektet e transmetuara në inflacionin e brendshëm mbetet e lartë.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, kostoja e jetesës në korrik të këtij viti në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është rritur për 16 përqind, ndërsa çmimet me pakicë kanë shënuar rritje prej 14 përqind.

Krahasuar me qershorin e këtij viti, kostoja e jetesës është rritur me 1.9 përqind, dhe çmimet e shitjes me pakicë me 2.5 përqind.