Dymbëdhjetë të helmuarit nga një ceremoni familjare për “Shën Ilia” në vendbanimin Dupjaçan janë në gjendje të mirë dhe me terapi janë në mjekim shtëpiak, informoi epidemiologu Goran Kuzeski nga Qendra e Shëndetit Publik në Prilep.

Ishin helmuar nga ushqimi në një ceremoni familjare në të cilën ishin gjithsej 19 mysafirë dhe dyshimet se kjo ishte nga skara e përgatitur, e porositur nga një objekt në Prilep. Nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor informojnë se objekti ku përgatitej ushqimi është mbyllur derisa nuk mbërrijnë rezultatet nga analizat.

Siç informon epidemiologu Kuzeski, ata nga spitali i Prilepit që natën e 2 gushtit ishin informuar për atë se disa persona ishin helmuar në ceremoni familjare.

Gjatë ditës së djeshme, epidemiologu nga Qendra e Shëndetit Publik, bashkë me përfaqësuesin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, si dhe nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është bërë mbikëqyrje në objektin e përmendur prej ku ishte blerë ushqimi.

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, Nikollçe Babovski tha se pas mbikëqyrjes është konstatuar se mishtorja është në rregull, por objekti afër saj ku përgatitej ushqimi punonte pa leje. Objekti është mbyllur, ndërsa menaxherit do t’i shqiptohet gjobë kundërvajtëse.

Nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor njoftuan se objekti do të jetë i mbyllur derisa nuk mbërrijnë rezultatet e analizave.