Qeveria e Maqedonisë do të shpërblejë personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme, me propozim të Komisionit për Burime Njerëzore dhe Zhvillim të Qëndrueshëm, miratoi një Vendim që miraton fonde nga rezervat e Buxhetit për vitin 2021, i cili do të ndajë një çmim në para prej 10.000 denarësh për 300 persona, përfshirë zjarrfikësit dhe disa qytetarë të tjerë që ndihmuan në shuarjen e zjarreve në pyje, të cilët preku territorin e vendit”, njoftojnë nga Qeveria e RMV-së.

Nga atje shtojnë se lista e qytetarëve që do të marrin çmimin do të përcaktohet në bashkëpunim me komunat, Drejtorinë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin dhe Qendrën për Menaxhimin e Krizave.