Sot në Kuvend u mbajt takimi i Komisionit për Çështje Evropiane me delegacionin e Këshillit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, të udhëhequr nga Kryetari i Kuvendit, Domagoj Millosheviq.
Gjatë fjalimit hyrës, Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi, shprehu kënaqësinë nga takimi dhe theksoi se është periudhë shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë së Veriut, në të cilin presim datë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian. Artan Grubi, shprehu falënderim të thellë ndaj miqve tanë shumëvjeçar, të cilët na mbështesin vazhdimisht në rrugën tonë euroatlantike. Gjithashtu, ai theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka arritur dhe përmbushur tërësisht rekomandimet nga Bashkimi Evropian, që paraqet dëshmi të qartë se ne e kemi mbaruar pjesën tonë.
Fjalim hyrës kishte edhe Kryetari i Këshillit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kroacisë, Domagoj Millosheviq, i cili shprehu nder dhe kënaqësi të veçantë nga takimi dhe theksoi se i vlerëson përpjekjet, progresin dhe reformat të cilat shteti i ka bërë për afrim drejt BE-së. Në lidhje me bashkëpunimin bilateral theksoi se kultivojmë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bëri thirrje për thellim të atij bashkëpunimi edhe në sfera tjera siç janë politikat rinore dhe ekonomia.
Para të pranishmëve mbajtën fjalim deputetët Sasho Vasilevski nga Grupi i pavarur i deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicioni për Maqedoni më të mirë, deputetja Jagoda Shahpaska nga grupi i deputetëve të LSDM-së dhe deputetja Magdalena Manaskova nga grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët theksuan konsensus nacional për anëtarësim në BE dhe NATO.
Përfaqësuesit kroatë theksuan se i vlerësojnë reformat dhe progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe theksuan se Kroacia ishte në mesin e pesë vendeve anëtare të cilët e ratifikuan Protokollin për anëtarësimin tonë në NATO.
Comments are closed for this post.