“Finance Think”: Ndihmat shtetërore për kompanitë vendase nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara

Ekonomi 06.05.2021 / 20:26

Ndihma shtetërore për kompanitë vendase nuk i dha rezultatet e dëshiruara. Sipas Institutit për Analizë Ekonomike “Finance Think”, efektet pozitive janë treguar vetëm në lidhje me numrin e vendeve të krijuara të reja të punës. Profesori i universitetit Marjan Petreski, thotë se nuk ka efekte negative ndaj shtetit, por mungojnë rezultate pozitive nga ndihma e dhënë financiare e shtetit.

“Ndihma e shpërndarë nga shteti përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve në masë të madhe ka qenë joefikase. Gjegjësisht, te 12 rezultatet e matura, rezultat të mirë ka vetëm tek punësimi- deklaroi Marjan Petrevski, profesor universitar.

Përgjegjësi për politikat ekonomike në Qeveri, Fatmir Bytiqi, thotë se për rezultate më të mira dhe efikasitet më të mirë të ndihmës shtetërore do të ndryshohet rregullativa ligjore. Përveç ndryshimit të kushteve për aplikim, qytetarët dhe kompanitë në dispozicion do e kenë edhe Regjistrin e ndihmës shtetërore.

“Gjithsej kemi shpenzuar 70 milion euro për të mbështetur 800 kompani, sipas Ligjit për Mbështetje Financiare të Investimeve dhe Fondit të Inovacionit. Vetëm për rikujtim, kishim kohë ku u shpenzuan 250 milion euro për 15 kompani, me një efekt prej 15 mijë punonjësish. Ndërsa efekti i 80 milion për 800 kompani është 80 mijë të punësuar.- pohoi Fatmir Bytyqi – Zëvendëskryeministër i Ekonomisë.

Përmes Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, shteti ka firmosur marrëveshje me 245 kompani vendore që kanë marrë ndihmës financiare. Kurse për tre vitet e fundit, këto kompani kanë marrë mbi 20 milionë euro. Nga programi i Fondit për inovacione mbështetje financiare kanë marrë 550 kompani./Alsat/


Comments are closed for this post.

Të fundit