Aeroplani “er traktor” i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim është përfshirë në shuarjen e zjarrit në deponinë ilegale në Vizbeg. Përveç ndihmës nga ajri, në shuarjen e zjarrit po intervenojnë zjarrfikës nga Njësiti Territorial i Zjarrfkiësve të Qytetit të Shkupit dhe automjetet nga “Higjiena komunale”.

Nga Qendra për Menaxhim me Krizat informojnë se zjarri paraqet rrezik për përhapje drejt zonave përreth, ndërsa në afërsi ndodhen edhe shtëpi banimi.

“Është informuar kryetari i komunës së Shuto Orizarit që, nëse vlerësohet se ka nevojë, të ndërmarrë hapa për evakuimin e popullatës që ndodhet në atë zonë”, thonë nga QMK-ja. Zjarri shpërtheu mëngjesin e sotëm, ndërsa në deklaratën fillestare të dhënë për MIA-n, komandanti i Njësitit Territoriale të Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomeski, informoi se po ndërhyjnë me katër automjete. Tymi i dendur nga zjarri shihet nga disa pjesë të qytetit, ndërsa qytetarët po ndajnë fotografi dhe video në rrjetet sociale.