Diku rreth 525.000 patenta shoferi janë shtypur me një emër të ri, këto janë patentë shoferë aktive, të cilat nuk janë të dyfishuara. 272.000 leje drejtimi janë të vlefshme me emrin e vjetër. Janë patentë shoferë të vlefshëm që nuk janë rinovuar me emrin e ri dhe tani me ndryshimet ligjore për siguri në komunikacion do të vlejnë deri më 31.12.2024”, theksoi dje ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

“Në stacionet për kontroll teknik janë shpërndarë 350.000 etiketa”, njoftoi në Top Temë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

I pyetur nëse do të jetë humbje parash apo nëse do të ndryshohet Rregullorja e vitit 2019, e ndryshuar në vitin 2020 dhe 2023, sipas së cilës Ministri i Punëve të Brendshme nuk mund të shpërndajë e as të ngul afishe të NMK-së, Toshkovski u përgjigj se shërbimet në Ministria e Brendshme aktualisht është duke bërë rregullore të re.

Ai theksoi se kjo rregullore do të ndryshohet nga data 31.12.2024 dhe se nuk do të ketë problem lëvizjen e këtyre mjeteve motorike në vend, por nëse ato udhëtojnë jashtë duhet të ngjitin afishen NMK.