Young Zerka dhe Ronela Hajati, janë një nga çiftet më të përfolura të momentit, dhe më tepër edhe prej faktit që të gjithë e dimë që janë prej vitesh bashkë, por asnjëhere nuk kanë dhënë detaje.

Së fundmi, në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, Zerka foli për Ronelën, madje duke e quajtur ‘dashuria e jetës së tij’.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e ka gjetur dashurinë e jetës, Zerka u përgjigj: “Besoj se po”.

Përmendim se çifti thuhet se janë në një lidhje prej pesë vitesh.