Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendim, me të cilin kryhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,34 % në raport me vendimin e datës 28.09.2020.

Nga sonte në mesnatë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 1,50 denarë/litër, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZEL (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër.

Nga data 6.10.2020, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 59,00 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 61,00 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 50,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 50,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 25,968 (denarë/kilogram)

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,302 den/kg dhe do të jetë 25,968 den/kg.