Në raportin vjetor të Komisionit Evropian për vendin thuhet se Maqedonia e Veriut bëri disa përparime dhe është në një nivel të mirë për zhvillimin e një ekonomie funksionale të tregut. Rritja ekonomike në vitin 2019 u përshpejtua me rritjen e investimeve, por nga prilli i vitit 2020, kriza e COVID-19 preku ekonominë dhe financat publike.

“Autoritetet ndërmorën disa masa për mbështetjen e kompanive dhe amvisërive, në mënyrë për ta zbutur krizën ekonomike dhe sociale. Transparenca fiskale u përmirësua. Megjithatë, ngecje kanë reformat e rëndësishme që kanë të bëjnë me taksimin e të ardhurave dhe sistemin e pensioneve që u prezantuan në fillim të vitit 2019. Transparenca fiskale u përmirësua, por u ndaluan reformat reformat tatimore dhe sistemi pensinal që u nisën në vitin 2019. Krahas kësaj, zbatimi i shpenzimeve kapitale mbetën poshtë, ndërsa stabilizimi borxhit publik ende nuk është i siguruar. para se të shfaqet kriza, papunësia vazhdoi të bie, dhe po ashtu u zvogëlua punësimi joformal. Trendi pozitiv do të ndryshojë për shkak të krizës së COVID-19. Problemi për biznesin mbetet ekonomia informale”, thuhet në raportin e KE-së.

“Sektori financiar mbeti stabil, ndërsa huazimet për sektorin privat u forcuan. Biznesit vazhdon të pengohet nga ekonomia informale. Maqedonia e Veriut arriti përparim dhe mesatarisht është e përgatitur që të menaxhojë me trysnitë konkurruese dhe forcat tregtare në kuadër të BE-së. Integrimet në BE në kuptimin e tregtisë dhe investimeve po avancohet. Eksporti dhe prodhimi industrial u zgjeruan me prodhime me vlerë më të lartë. Megjithatë, mungesa e aftësive, duke reflektuar mangësitë në sistemin arsimor si dhe hendeku në investimet në infrastrukturë, dëmtojnë produktivitetin e punës dhe konkurrencën e ekonomisë. Zgjidhja e këtyre nevojave strukturore do të nxisë rimëkëmbjen më të shpejtë të ekonomisë pas krizës së COVID-19”, thuhet në raport.

Me qëllim që të përmirësohet ekonomia e tregut, KE rekomandon të sigurohet hapësirë fiskale për mbështetjen e rimëkëmbjes pas krizës së coronavirusit përmes përmirësimit të mbledhjes së të hyrave, zbatimin e projekteve infrastrukturore publike që nxisin rritjen dhe përmirësimin me investimet kapitale. Po ashtu rekomandohet të përforcohet edhe menaxhimin fiskal, transparenca duke vendosur rregulla fiskale, kornizë buxhetore afatmesme dhe këshill fiskal, vazhdim me zbatimin e Strategjisë dhe Planit Aksional për vitin 2018 për formalizmin e ekonomisë informale dhe përmirësim të efektivitet dhe transparencës së ndihmë shtetërore.

Sipas KE-së, Maqedonia vazhdon të jetë mesatarisht e gatshme për t’i ndërmarrë obligimet për të nisur anëtarvsimin në BE, duke nisur nga fusha e konkurrencës, furnizimeve publike, statistikës, kontrollit financiar, transportit dhe energjisë.