61,1% janë realizuar konkluzionet e përbashkëta, është vlerësimi i KE në bazë të së cilave do të përgatitet edhe programi i ardhshëm i Qeverisë për reforma ekonomike 2021 – 2023 i parashtruar në janar të këtij viti. Ky është vlerësimi më i lartë në krahasim me vendet e Ballkanit perëndimorë dhe Turqisë, thotë ministri i financave Fatmir Besimi.

“Këto konkluzione përbëhen nga rekomandimet e miratuara me qëllim që tu ndihmohet vendeve të përfshira me zgjerimin e BE, që ta përforcojnë zhvillimin ekonomik dhe social”, tha Fatmir Besimi – Ministër i Financave.

Sipas Besimit, programi për reforma ekonomike këtë vit për herë të parë përmban projeksione jashtë planit vjetorë, si: Vazhdimi i masave ekonomike për korona krizën, mbështetje financiare, Ligj i ri për partneritet publiko privat, përmirësim i transparencës gjatë zbatimit të ligjeve, formalizmi i ekonomisë joformale dhe mënyrë e re për financimin e arsimit të mesëm profesional dhe trajnimit.

“Reformat do të kontribuojnë në rritjen e konkurrencës, rritjen e rritjes ekonomike dhe potencialit për rritje, rritjen e vendeve të punës, uljen e papunësisë”, shtoi ministri i Financave, Fatmir Besimi.

Konkluzionet që janë sjellë në dialogun e djeshëm me përfaqësues të BE, tashmë janë miratuar në seancë qeveritare.