Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit mori vendim, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,04 % në raport me vendimin e datës 12.07.2021.

Kjo rritje e çmimeve në bursat botërore e ka arritur nivelin, me të cilin u plotësuan kushtet për uljen e akcizës për 2,00 denarë për litër për EURODIZELIN (D-E V), në përputhje me Dekretin me fuqi ligjore për plotësimin e dekretit me fuqi ligjore për zbatimin e ligjit të akcizave gjatë gjendjes së jashtëzakonshme.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 0,50 denarë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V), ulet për 2,00 denarë/litër, në raport me çmimin e shitjes me pakicë, të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe të lëndëve djegëse për transport, nga data 12.07.2021, kështu që çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) është 61,00 den/ litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU rritet për 0,299 den/kg dhe tani do të jetë 38,018 den/kg.

Nga data 20.7.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 61,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU – 38,018 (denarë/kilogram).

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 1,717 %, te nafta për 0,886 %, te vaji ekstra i lehtë për 1,285 % dhe të mazuti për 1,197%. Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i ulët për 0,123%.